Avdijaj me Shqipërinë në Francë?

Sulmuesi i Sturm Graz, Donis Avdijaj, ka shprehur dëshirën që të jetë pjesë e Shqipërisë në Euro 2016.
Donis Avdijaj dëshiron të bëhet kuqezi. Mesfushori me origjinë shqiptare e ka pohuar në faqen e tij zyrtare në facebook, pasi një tifoz shpreh dëshirën që Avdijaj të jetë në Euro 2016 me Shqipërinë.

“Nëse skuadra dhe trajneri besojnë që unë mund t’i ndihmoj, atëherë jam gati” – shkruan Donis Avdijaj.

Kualifikimi i Shqipërisë në finalet e Euro 2016 ka tërhequr vëmendjen e shumë shqiptarëve, që të bëhen pjesë e ekipit që do të luajë në Francë.

Megjithatë vendimi është i Gianni de Biasit, i cili para pak ditësh pranoi për mediat zvicerane se nuk mund të thërrasë një lojtar, i cili jep përgjigje negative në momentin e parë kur thërritet të veshë fanellën kuqezi.

 

avdijaj(2)