Avdijaj debuton me asistim

Talenti kosovar i Sturm Grazit, Donis Avdijaj, ka debutuar me asistim për skuadrën e tij të re. Ai ka qenë vendimtar me asistimin e tij në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Wiener Neustadtit, e cila u mbyll 3:3.

Avdijaj pas ndeshjes është shprehur shumë i lumtur, duke i përshëndetur fansat përmes një postimi në Facebook.