‘Avdiaj do të debutojë ndaj Serbisë, por në një tjetër fanellë’

Talenti nga Kosova, Donis Avdijaj, nuk e ka ndërmend që ta pres Federatën Shqiptare të Futbollit.

Gazmend Kajtazaj, i afërm i familjes Avdiaj njofton për sportal.al se Donisi pritet që të debutojë në qershor me Gjermaninë U-21, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Europian ndaj Serbisë. “Familja e Donisit i është lutur FSHF-së por ata nuk po e duan. Donis Avdiaj do të luaj me 17.06. 2015 kundër Serbisë. Jemi në kontakte të vazhdueshme me federatën e Gjermanisë. Nëse luan për Gjermaninë U-21, gjasat janë të vogla që më pas mund të luaj për Shqipërinë”, ka thënë për sportal.al, Gazmend Kajtazaj.

Donis Avdijaj po shkëlqen në kampionatin austriak me Sturm Grazin ndërkohë që në këtë ekip u huazua nga Schalke.

Avdijaj më parë ka luajtur për grupmoshat e reja të Kombëtares gjermane.