Avancojnë bisedimet mes klubeve për shkëmbimin Xhaka – McKennie

Granit Xhaka u kërkua gjatë nga Roma në afatin kalimtar të verës, por Arsenali refuzoi të gjitha ofertat e Giallorosëve.

Mesfushori prishtinas ishte bërë objektivi kryesor i Jose Mourinhos për repartin e mesfushës, por në fund palët nuk arritën gjuhë të përbashkët.

Tani është gjiganti italian Juventus që është futur fuqishëm në garë për t’i marrë shërbimet e mesfushorit shqiptar.

Mediat e ndryshme në Itali dhe Angli kanë raportuar se Juventus dhe Arsenal janë duke planifikuar një shkëmbim të bujshëm i cili mund të ndodh në janar.

Granit Xhaka është dëshira e madhe e Juventusit, derisa Zonja e Vjetër i ka ofruar Arsenalit mesfushorin amerikan Weston McKennie.

Arsenali edhe më parë ka shprehur interesim për McKennien dhe ideja e Zonjës së Vjetër po i pëlqen.

Megjithatë nuk do të jetë shkëmbim kokë më kokë, pasi vlera e Xhakës është më e ulët se ajo e amerikanit.

Topçinjtë duhet të ofrojnë Xhakën dhe një shumë prej rreth 10 milionë euro për tu kompletuar ky shkëmbim mes dy klubeve.

Ronaldo shkon në stërvitje me Bentley, por edhe i shoqëruar nga sigurimi privat

Futbollistët shqiptarë vendimtar në Zvicër, Emini shënon për Luzernin, ndërsa Lenjani asiston për Grasshopperin