‘Autogol’ i Balotellit

Protagonist në fushë, protagonist edhe jashtë saj. Pas polemikave që shkaktoi me mungesën e vetëshpallur në fundjavë ndaj Arsenalit, Mario Balotelli ka përdorur sërish rrjetet sociale, por këtë herë për t’i treguar botës arsyen e vertetë pse nuk ishte me Liverpoolin kundër Blackburn. Në fakt italiani i ka lënë vend vetes që të kritikohet, pasi të shtunën vendosi pa pyetur njeri të mos bashkohej me skuadrën me pretekstin se ishte sëmurë.

Ish mesfushori i Uellsit, Robbie Savage, duke iu referuar Balotellit, tha se është patetike të humbasësh me dëshirë një takim të rëndësishëm siç është çerekfinalja e FA Cup. Savage tha se ai vetë do ta bënte diçka të tillë vetëm nëse gjendja shëndetësore do të ishte vërtet shqetësuese. Por sa e rëndë ishte situata për Super Marion në këtë rast? Përgjigjen e jep ai vetë me këtë foto të postuar në Instagram. Gjithsesi për hir të së vërtetës duhet thënë se temperatura 38.7 gradë celcius konsiderohet një temperaturë normale nga mjekët, me Balotellin që ka shënuar kështu një tjetër autogol.