Slogani në autobusin e Shqipërisë në Francë mund të jetë “Një Komb, një Kombëtare”

Siç është tashmë traditë në çdo eveniment madhor, gjatë përfaqësimit të tyre edhe në Euro 2016, Kombëtaret pjesëmarrëse do të kenë autobusë të personalizuar, për lëvizjet në stërvitje, hotele apo në stadiumet ku do të luajnë.

Dhe për ta ruajtur këtë ligj të pashkruar, UEFA publikoi edhe hapjen e konkursit për sloganët që do të vendosen në mjetin me të cilin do të transportohet secila skuadër.

Këtu hyjnë në lojë tifozët shqiptarë, që në hapësirën dedikuar Kampionatit Europian në faqen e UEFA-s, në seksionin “Fan Zone”, mund të regjistrojnë sloganin me të cilin mendojnë se Kombëtarja duhet të përfaqësohet në evenimentin në Francë.

Një slogan që mund të jetë ” Një Komb, një Kombëtare”, si ai që përdoret gjërësisht nga tifozët në stadiume.