Autobiografia e Guardiolës: Kur Cruyff më grumbulloi, po i vardisesha një bruneje

Vitin 1989, koha e miqësoreve verore: i riu Pep Guardiola ndodhet në diskotekë dhe mendimi i parë dhe i vetëm në kokën e tij është ai i një vajze të bukur brune, që planifikon ta ftojë shpejt për të kërcyer.

Janë fjalët e vetë katalanasit, të serializuara nga “The Sun”, e cila ka arritur që të zbulojë detajet e një autobiografie të rrallë të trajnerit të Sitit, me titull “Njerëzit e mi, futbolli im”.

“Nuk kishte shkuar as ora 7 e mbrëmjes dhe isha duke u qetësuar në një lokal. Isha më shumë i shqetësuar për një brune sesa për çdo gjë tjetër”, shkruan Pep. “Dhe kisha vendosur që do ta ftoja për të kërcyer sapo të nisnin këngët më të qeta. Por më pas pashë të vinte një shoku im i skuadrës, i cili më tha se një grup lojtarësh të akademisë, duhet të shkonin në Banjoles me ekipin e parë për një miqësore dhe mes emrave ishte edhe i imi”, Rezultati? Në , Pep nuk arriti të kërcente kurrë me brunen “që ishte me të vërtetë një vajzë e bukur, por mendja ime u përqendrua te gjëra të tjera”.

Duke e njohur, tani është e lehtë të kuptosh se qendra e universit të tij u bë shpejt futbolli dhe akoma më shumë nën ndikimin e një personazhi si Johan Cruyff: “Ishte trajneri që më mësoi më shumë gjëra. Është pa dyshim edhe trajneri që më ka bërë të vuaj më shumë. Me një shikim të thjeshtë ishte në gjendje që të të shkaktonte mornica dhe të të ngrinte gjakun. Por kur e shikoje, kishe ndjesinë se ishte gjithnjë një hap përpara të gjithëve. Reagimi i tij për ndeshjen time të parë? Më tha: ‘Luajte më ngadalë se gjyshja ime! Nuk ka nevojë të shtoj tjetër!’. Por pak njerëz të tjerë e kanë dominuar çdo aspekt të futbollit siç bëri Cruyff. Thjesht një gjeni”, deklaroi Pep.