Austria e Ragnick në krye të grupit, shokon Holandën

Austria ka marrë fitore të madhe përballë Holandës në rrethin e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, duke triumfuar 3-2 në ndeshjen e Grupit D.

Austriakët ishin shumë me fat, pasi vetëm gjashtë minuta lojë kaluan dhe Donny Malen realizoi auto-gol për 1-0.

Me këtë gol përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën ishte festival golash.

Me të nisur 45 minutat e dytë, Holanda i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Cody Gakpos, ndërsa Xavi Simons ishte asistuesi.

Mirëpo, Austria e riktheu epërsinë me golin e Romano Schmid (59’), që u asistua prej Florian Grillitsch.

Memphis Depay i barazoi shifrat në 2-2, kur u asistua prej Wout Wghorst në minutën e 75-të.

Austriakët nuk u dorëzuan dhe rikthyen sërish epërsinë, tani me anë të Marcel Sabitzer (80’), me asistimin e Christoph Baumgartner.

Në Grupin D, Austria e mbyll si lidere me gjashtë pikë, Franca me pesë, Holanda me katër dhe Polonia me një. /Telegrafi

Franca as afër asaj që jemi mësuar të shohim, vetëm një pikë ndaj Polonisë

Llapi fiton ndaj Shkëndijës, në ndeshjen miqësore