Australia është kombëtarja që i bashkohet Francës dhe nga Grupi D kualifikohen në fazën e eliminimit direkt në Botërorin “Katar 2022”.
Australianët kanë shënuar fitore të madhe ndaj Danimarkës me rezultat minimal 1-0, por i mjaftueshëm për të kaluar tutje si të dytët në grup, shkruan Gazeta Olle.
Goli i fitores u shënua nga Mathew Leckie në minutën e 60-të të ndeshjes.
Në sfidën tjetër, Franca luajti me zëvendësues pasi veçse e kishte siguruar kualifikimin, dhe u mposht 0-1 nga Tunisia, me golin e Wahbi Khazri (58′).
Përkundër kësaj fitoreje, Tunisia mbetet në vendin e tretë në grup me katër pikë, duke mos arritur kualifikimin në 1/8 e finales.
Franca dhe Australia kalojnë tutje me nga gjashtë pikë, por francezët kryesojnë grupin për shkak të golaverashit më të mirë.
Befasia e madhe është eliminimi i Danimarkës, që pas tri ndeshjeve arriti të fitonte vetëm një pikë dhe përfundoi e fundit në Grupin D. /Gazeta Olle/