‘Atomin e fundit për fitore’

Trajneri i Istogut, Nazmi Rama, ka folur para ndeshjes së radhës të cilën skuadra e tij e zhvillon ndaj Drenicës.

”Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, ndoshta loja më e rëndësishme deri më tani. Kërkoj nga lojtarët e mi një angazhim maksimal në fushë, kërkoj nga tifozët istogas ‘Gjimmat’, të cilët gjatë tërë sezonit kanë qenë lojtari i 12-të për ne, që të shtunën të vijnë në numër sa më të madh në stadium, për ta ndihmuar ekipin tonë në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme përballë Drenicës. Jam shumë optimist që në këtë lojë të gjithë do ta japin ‘atomin’ e fundit të fuqisë së tyre, vetëm e vetëm që këtë ndeshje ta fitojmë”, ka thënë Nazmi Rama për faqën zyrtare të klubit.

Kujtojmë se ndeshja Istogu – Drenica zhvillohet të shtunën, nga ora 13:00, në stadiumin ”Demush Mavraj” në Istog.