Në Shqipëri, skuadra e Nuhiut do të përgatitet disa ditë për vazhdimin e edicionit të Superligës, shkruan Gazeta Olle.
Atmosfera në ekipin e bardhekaltërve duket mjaft e mirë, në fotot e publikuara nga faqja zyrtare e klubit.
“Intelektualët” pas tetë xhirove gjenden në pozitën e pestë në tabelë me 12 pikë.
Pasi të përfundojnë ndeshjet e kombëtareve, Drita rikthehet më 15 tetor për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së nëntë në udhëtim te Ulpiana. /Gazeta Olle/