Atmosferë e zjarrtë dhe stadiumi i stërmbushur në prezantimin e Ronaldos (Video)

Cristiano Ronaldo do të prezantohet në një ceremoni madhështore te klubi i Arabisë Saudite, Al Nassr.

Stadiumi “Mrsool Park” është stërmbushur me tifozë, të cilët me padurim po presin ta shohin yllin portugez në fushë me fanellën e ekipit të tyre.

Ceremonia tashmë ka nisur dhe po duket madhështore, ndërsa tifozët në tribuna po mbajnë fotografi të Ronaldos.

Cristiano Ronaldo ka mbërritur mbrëmë në Arabinë Saudite, ndërsa sot ka kryer testet e fundit mjekësore para prezantimit të tij.

Ai ka mbajtur konferencën për shtyp, ku ka thënë se është krenar që do të luajë në Arabinë Saudite.

“Jam lojtar unik dhe për mua është normale që pasi kam thyer të gjitha rekordet në Evropë, të bëjë një gjë të tillë edhe në Arabinë Saudite. Kam ardhur këtu të fitoj, të luaj mirë dhe ta shijoj në maksimumin qëndrimin tim në Arabinë Saudite”.

“Deri më tani, po ndihem shumë mirë. Jam krenar që e kam bërë këtë vendim të madh në jetën time si futbollist. Siç e potencuat, në Evropë puna ime përfundoi pasi kam luajtur në klubet më të mira dhe kam pasur suksese. Tani, jam në shtëpinë e re, pjesë e Al-Nassr dhe me padurim pres ta filloj këtë sfidë”, ka thënë Ronaldo.

Ai tregoi se nga cilat vende kishte oferta si nga Evropa, Brazili, Australia, SHBA-të dhe Portugalia, por i refuzoi sepse i kishte dhënë fjalën klubit të Al Nassr.

Ronaldo me prezantim unik te Al Nassr: Krenar që do të luaj në Arabinë Saudite

Ronaldo takohet me trajnerin dhe bashkëlojtarët e rinj te Al Nassr (Video)