Atletico, për të kryer gjysmën e punës ndaj Leverkusenit

Nënkampioni i Evropës, Atletico Madrid, luan në Gjermani ndaj Bayer Leverkusenin, në çiftin ku favorit absolut për kalimin tutje janë spanjollët.

Lajm i keq për gjermanët është se ata do të luajnë në “BayArena” pa Robbie Kruse, Omer Toprak, Tin Ledvaj dhe Lars Bender ndërsa për madrilienët në dyshim janë Koke dhe Tiago Mendes. Ndeshja fillon prej 20:45. /Gazeta Olle