Atletico Madrid pas Granit Xhakës

Vazhdon interesimi i klubeve të mëdha evropiane për mesfushorin kosovar të Borussia Monchengladbach, Granit Xhakën.

Sipas informacioneve të fundit që i përcjellë gazeta gjermane “Bild”, për kosovarin interesim ka treguar edhe kampioni aktual i Spanjës, Atletico Madrid. Trajneri Diego Simeone e sheh Xhakën si të domosdoshëm për mesfushën e tij, andaj “Los Colchoneros” pritet që ta nisin ofertën zyrtare drejt Monchengladbachut shumë shpejtë, shkruan Gazetaolle.com.

Ndryshe, forma fantastike nëpër të cilën po kalon Xhaka këtë edicion, bëri që ai të lidhet para disa ditës edhe me një transferim të mundshëm te Bayern Munchen. /Gazeta Olle