Atletico Madrid mbetet pa yllin e skuadrës deri në fund të sezonit

Joao Félix ka komunikuar në rrjetet e tij sociale se sezoni ka përfunduar për të, pasi u dëmtua rëndë kundër Espanyolit, të dielën.

“Për fat të keq, lajmet nuk janë ato që dëshiroja dhe me pikëllim të thellë e shoh veten të paaftë për të ndihmuar ekipin tim në atë që mbetet për t’u luajtur këtë sezon. Tani vetëm mund ta mbështes Atleticon nga jashtë dhe të punoj shumë për rikuperimin tim për t’u rikthyer më i fortë”.

Joao Felix e mbylli pjesën e parë mes dhimbjesh në pjesën e pasme të kofshës së majtë, gjë që bëri që ai të zëvendësohej nga francezi Antoine Griezmann, dhe pas fillimit të pjesës së dytë ai shkoi në pankinë ku u pa qartë që kishte vendosur akull në zonën e lënduar.

Ai nuk ishte në gjendje të luante në tri ndeshjet e para të sezonit pasi po riaftësohej nga operacioni në kyçin e këmbës dhe humbi tri sfida të tjera në nëntor për shkak të një dëmtimi muskulor.

Revolucioni te PSG, më së keqi e pësojnë argjentinasit

Dalin detaje të reja se pse Camp Nou po qëndron i zbrazur