Atletico Madrid fiton në Old Traford dhe e eliminon Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve

Atletico Madridi ka mposhtur Manchester Unitedin në “Old Trafford” me rezultat 1-0 për të kaluar tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas rezultatit të përgjithshëm 2-1.

Anthony Elanga rrezikoi i pari në këtë takim që në minutën e 13-të, por që Jan Oblak ishte në vend.

Atletico Madridi u përgjigj me Rodrigo de Pau, por David de Gea bëri një pritje të madhe për të mbajtur portën e sigurt.

Bruno Fernandes tentoi në minutën e 21-të, por gjuajtja e tij u ndal nga mbrojtja.

Në minutën e 34-të Atletico Madridi shënoi me Joa Felix, por që në fillimet e aksionit kishte një pozitë jashtë loje dhe goli u anulua.

Atletico Madridi gjeti epërsinë në minutën e 41-të, kur një harkim i Antoine Griezmann gjeti kokën e Renan Lodi i cili shënoi për 1-0.

Man Utd ka mundur të barazojë shifrat, por gjuajtja e Bruno Fernandes në kohën shtesë u ndal nga Oblak.

Skuadra shkuan në pushim me epërsinë e Atleticos me rezultat të përgjithshëm 2-1, pasi ndeshja e parë u mbyll baras 1-1.

Me të filluar pjesa e dytë Elanga rrezikoi i pari, por që goditja e tij nuk ishte e saktë.

Rastin më të mirë për Djajtë e Kuq e kishte Jadon Sancho i cili mori një asistim të bukur nga Diogo Dalot, por gjuajtja e tij e fuqishme shkoi pak mbi portë.

Manchester United edhe njëherë iu afrua golit në minutën e 77-të, por Jan Oblak bëri dy prite të mëdha, fillimisht duke ndalur gjuajtjen e Raphael Varanes e pastaj edhe të Ronaldos.

Në fund nuk kishte raste dhe Atletico e ruajti epërsinë pë të kaluar tutje në çerekfinale.

Batatina flet para përballjes me Gjilanin në Kupën e Kosovës

Benfica eliminon Ajaxin nga Liga e Kampionëve, vendimtar goli i Nunez