Atletico fiton me përmbysje, titulli vendoset në xhiron e fundit në La Liga

Atletico Madridi ka bërë një hap të madh drejt titullit të La Ligas duke e mposhtur Osasunan (2-1) në Estadio Wanda Metropolitano në ndeshjen e parafundit sezonale.

Me gjithë rastet në gjysmën e parë të ndeshjes, asnjëra nga skuadrat nuk ia doli që të shënonte.

Në fraksionin e dytë të lojës (75’), i asistuar nga Ruben Garcia, Ante Budimir e kaloi ne epërsi skuadrën mysafire duke i vënë në vështirësi vendasit.