Atletico ende beson

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Diego Godin, thotë se skuadra e tij nuk e ka humbur titullin e La Liga pas disfatës kundër Celta Vigos.

“Neve na munguan lojtarë të rëndësishëm në mesfushë, por ne humbëm kundër një kundërshtari të shkëlqyeshëm”, ka thënë ai para gazetarëve.

Është e dhimbshme të humbësh. Sot, ne ishim të zhgënjyer. Ata luajtën shumë mirë. Tash ne duhet të ecim përpara”.

“Ne pamë një tjetër Atletico në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë. Ne nuk ishim të ndezur aspak në pjesën e parë, por në pjesën e dytë u përmirësuam menjëherë pas golit të tyre”.

“Ne nuk kemi lëshuar asgjë ende. Ne do të luftojmë deri në fund për titullin e ligës dhe të arrijmë qëllimin në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar ai.