Atleti kosovar Musa Hajdari garon nesër në Lojërat Olimpike, kjo është koha e garës së tij

Kosova ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke fituar dy medalje të arta në xhudo.

Por, ekspedita e atletëve kosovar nuk ka përfunduar ende, shkruan Gazeta Olle.

Atleti kosovar, Musa Hajdari do të garojë nesër në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Atleti ynë garon në disiplinën 800 metra, atje ku synon rezultat sa më pozitiv.

Gara e tij fillon në ora 2:50 me kohën tonë lokale.

/Gazeta Olle/

Po shkëlqen te Drita, Muharrem Jashari: I lumtur që jam pjesë e kësaj familje

Driton Kuka me vlerësim të madh për xhudistët kosovarë: Ju jeni heronjtë e lirisë së fituar me gjak