Atë që nuk e arriti me Llapin e Batatinës, portieri Avdyli do ta gjejë diku tjetër

Ilir Avdyli ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me Shkëndijën e Tetovës.

Portieri nga Podujeva te Shkëndija vjen nga radhët e Llapit, me të cilën skuadër këtë edicion luajti në finalen e Kupës së Kosovës, por humbi ndeshjen në ruletin e penaltive, me ç’rast humbën rastin për të prezantuar skuadrën në ndeshjet e Liga Evropa.

ilir avdyli

Megjithatë, atë që nuk e bëri me skuadrën e Llapit, Avdyli do të ketë mundësinë ta bëjë me Shkëndijën, me të cilën skuadër do të luajë në eliminatoret e Liga Evropa.

ilir avdyli

Avdyli i cili konsiderohet si një ndër portierët më të mirë kosovar, karrierën e tij e kishte nisur te KEK-u, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe për Drenicën dhe Ferizajn, shkruan sheshi.

ilir avdyli

Kjo është hera e dytë që Avdyli do të luaj jashtë Kosovës, pasi në sezonin 2014/2015 ai kishte qenë pjesë e Tiranës.

avdylii