Atalanta mposht thellë Marseillen, kalon në finale të Ligës së Evropës

Atalanta ka fituar ndaj Marseilles me rezultat 3-0 për të kaluar në finalen e Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Velodrome”ishte mbyllur në barazim 1-1 duke lënë hapur gjithçka.

Pjesa e parë i takoi plotësisht Atalantas, që kishte disa raste shënime, duke filluar nga ajo me Charles De Ketelaere në minutën e 8-të.

Pas tij provoj Gianluca Scamacca, ndërsa në të njëjtin aksion gjuajti edhe De Ketelaere, por goli nuk erdhi.

Zhvillohej minuta e 30-të, kur Ademola Lookman arriti të shënojë për të hapur takimin për 1-0, rezultat që mbylli pjesën e parë.

Me të fillaur pjesa e dytë, Matteo Ruggeri qoi rezultatin në 2-0 për Atalantan, duke iu afruar finales.

Marseille u bë e gjallë me Jordan Veretout, që rrezikoi në minutën e 64-të, por nuk ishte i saktë.

Krejt në fund kishte mundësi edhe për një gol të El Bilal Toure në kohën shtesë për 3-0.

Te Atalanta për 90 minuta luajti Berat Gjimshiti, që kishte paraqite shumë të mirë.

dhe Atalanta siguroi finalen e Ligës së Evropës 2023/24, që do të mbahet në “Dublin Arena” në Republikën e Irlandës më 22 maj 2024.

Trepça triumfon në finalen e parë

Leverkuseni shmang humbjen në sekondën e fundit nga Roma, kalon në finalen e Ligës së Evropës