Atalanta i mbanë ligjërata Leverkusenit në finale, Liga e Evropës shkon në Itali

Atalanta e ka fituar Ligën e Evropës, duke triumfuar 3-0 përballë Bayer Leverkusenit, por edhe duke i shkaktuar humbjen e parë pas 52 ndeshjes në të gjitha garat.

Ndeshja nisi me një tempo të qetë, por që skuadra nga Serie A shpejt i tregoi dhëmbët.

Në minutën e 12-të, Ademola Lookman realizoi për 1-0 nga një asistim i Davide Zappacostas.

Lookman (26’) nuk u ndal me kaq, pasi realizoi edhe të dytin, kur lëshoi një goditje të fuqishme jashtë zonës.

Leverkusen nuk po arrinte të tregonte nga loja e tyre, me dy golat që i tronditën.

Por, merita të mëdha ka edhe mbrojtja e Atalantas, që markonte në çdo hap lojtarët kundërshtarë.

Pjesa e dytë nisi më mirë nga Leverkuseni, që synonte të ngushtonte epërsinë e skuadrës kundërshtare – mirëpo Lookman kishte fjalën kryesore .

Skuadra gjermane që nuk kishte pësuar disfatë që 52 ndeshje tentonte që me topa të gjatë të thyente mbrojtjen e Atalantas që nga starti i 45 minutave të dytë – mirëpo nuk kishin sukses.

Gian Piero Gasperini u vërejt se kishte studiuar në çdo detaj lojën e Leverkusenit të Xabi Alonsos, për të mos lejuar asnjë befasi.

Skuadra nga Bundesliga vazhdonte të sulmonte nga të gjitha anët – ndërsa Atalanta priste me durim për ndonjë hapësirë në fazën defanzive kundërshtare.

Këtë e gjeti sërish Lookman, që kompletoi het-trikun e tij në minutën e 76-të, duke bombarduar sërish portën e Leverkusenit.

Atalanta fitoi Ligën e Evropës me një paraqitje brilante dhe të njëjtën kohë shokuese për Leverkusenin, që shihej si skuadër favorite pas asaj ecurie pa humbje si brenda ashtu edhe jashtë Gjermanisë.

Milani i konfirmon Piolit se do të largohet në fund të sezonit

Sonte finalja vendimtare, Trepça dhe Ylli kërkojnë fitore për trofeun