Ata që rrezikojnë gjysmëfinalen

Përveç shumë kalkulimeve taktike, trajnerët nuk harrojnë të bëjën edhe kalkulimet me kartonë të verdhë.

Liga e Kampionëve është kthyer në garën më të fortë në botë, ndërsa futbollistët nuk do të donin të mungonin në asnjë ndeshje.

Në ndeshjet çerekfinale që do të zhvillohen këtë mesjavë dhe janë ndeshjet kthyese është vetëm Barcelona ajo që nuk rrezikon të mbetet pa ndonjë lojtarë shkaku i kartonëve.

Kundërshtari i Barcelonës, PSG në ndeshjen e parë luajtën pa Zlatan Ibrahimoviqin dhe Marco Verattin, ndërsa nëse kualifikohen mund të humbin emra të rëndësishëm si Blaise Matuidi and Gregory van der Wiel.

Te çifit tjetër çerekfinalist Bayern – Porto, lojtarët që rrezikjonë gjymsfinlen janë Jerome Boateng, Juan Bernat, Philipp Lahm dhe Manuel Neuer te Bayern, ndërsa Casemiro, Maicon dhe Oliver Torres te Porto.

Te derbi madrilen rrezikojnë Fabio Conetrao dhe Toni Kroos te Reali, ndërsa te Atletico rrezikojnë Cristian Ansaldi, Gabi, Jesus Gamez dhe Fernando Torres.

Te Monaco rrezikojnë Carvalho, Yannick Ferreira-Carrasco, Joao Moutinho dhe Kurzawa, ndërsa te Juventus rrezikojnë Stephan Lichtsteiner, Alvaro Morata, Paul Pogba, Roberto Pereyra dhe Arturo Vidal.