Sulmuesi i njohur largohet nga Milan, bën rikthim në Bundesligë

Aventurës së Ante Rebic të Milani po i vjen fundi.

Agjentët e kroatit, i cili është aktivizuar vetëm shtatë herë gjatë këtij sezoni me fanellën kuqezi, kanë nisur tratativat për rikthimin e futbollistit te Eintracht Frankfurt.

Lojtari u transferua në Milanello në formë shkëmbimi me Andre Silvan, por me paraqitjen e tij nuk arriti të bindë drejtuesit e klubit italian.

Palët po punojnë për të mbyllur detajet e fundit, pasi dëshira e lojtarit është të rikthehet në Bundesligë.

Aty, Rebic  mund të luajë titullar për të patur mundësinë të grumbullohet me kombëtaren e tij për Euro 2020.