Astrit Selmani shënon në fitoren e thellë të skuadrës së tij

Hammarby e ka nisur Kupën e Suedisë me fitore. Në fitoren 4:1 të Hammarbyt ndaj Eskilstunas të shtunën, një gol e shënoi Astrit Selmani, sulmuesi kosovar.

Selmani e shënoi golin e dytë të skuadrës në minutën e 17-t të duelit.

Ishte goli i tij i parë në një ndeshje zyrtare për skuadrën e re, pas transferimit te Hammarby nga Varbergsi në fillim të këtij viti.

Duelin e radhës, Hammarby e luan në udhëtim te Oskarshamns më 28 shkurt.