Astrit Selmani shënon gol në derbi para grumbullimit me Kosovën

Sulmuesi Astrit Selmani ka vazhduar me gola në Allsvenskan.

Selmani shënoi në fitoren e skuadrës së tij Hammarby ndaj Malmos, që u mbyll 2-1.

Ishte pikërisht Selmani që shënoi golin e fitore në pjesën e dytë kur rezultati ishte 1-1.

Lojtari u fut në fushë në minutën e 56-të për të shënuar pastaj në minutën e 68-të, që doli të jetë goli i fitores.

Ky ishte goli i katërt në këtë kampionat, ndërsa ka edhe pse asistime.

Selmani është ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet e shtatorit. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Donis Avdijaj bëhet me skuadër të re, rënie e madhe në karrierë

Lionel Messi debuton për PSG-në, zëvendëson Neymarin