Astrit Selmani në top formë, shënon gol vetëm pas 26 sekondave lojë

Astrit Selmani ka qenë protagonist në fitoren e Hammarbyt në udhëtim te Orebro 0-2.

Sulmuesi nga Kosova ka shënuar golin e parë në këtë ndeshje dhe për këtë i kanë mjaftuar vetëm 26 sekonda.

24-vjeçari ka pranuar një top në zonë nga Accam dhe me një goditje të fuqishme realizoi për 0-1.

Për Selmanin ky ishte goli i dytë këtë edicion në elitën e futbollit suedez, derisa kishte shënuar edhe në Kupë.

Reprezentuesi nga Kosova muajin e kaluar kishte arritur ta fitojë Kupën e Suedisë me Hammarbyn ku në finale e kishin mposhtur Hacken pas ekzekutimit të penalltive.

Vlen të theksohet se Selmani ishte bashkuar me Dardanët në muajin qershor, por që nuk u paraqit shkaku i lëndimit. /Gazeta Olle/

‘Camp Nou’ do të rinovohet, ja ku do t’i luaj Barcelona ndeshjet si vendas (Foto/Video)

Nuhiu flet për përballjen me Feyenoordin: Forca e tyre na motivon, në futboll ndodhin befasitë dhe të shpresojmë edhe ne një gjë të tillë