Astrit Selmani lojtar i lirë, skuadra izraelite ndërpret bashkëpunimin me sulmuesin kosovar

Sulmuesi Astrit Selmani është futbollist i lirë pasi të mërkurën ka shkëputur kontratën me skuadrën izraelite, Hapoel Beer Sheva.

Selmani u transferua te klubi izraelit në vitin 2022 nga Hammarby suedez. “Klubi njofton se është arritur marrëveshja me Astrit Selmanin për shkëputjen e kontratës.

E falënderojmë Astritin për këtë periudhë me fanellën e kuqe dhe i dëshirojmë fat në të ardhmen”, ka shkruar të mërkurën klubi izraelit.

Selmani ka edhe pesë paraqitje me Kosovën dhe një gol të shënuar. Te skuadra izraelit ka shfaqur fare pak. /Gazeta Olle/

Arijon Ibrahimovic bind, kërkohet nga shumë skuadra

Real Madridit kalon në finale të Superkupës së Spanjës, mposht në vazhdime Atleticon