Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet në Suedi me Hammarbyn, ka qenë i papërmbajtshëm në duel me Kalmarin.
Selmani e nisi ndeshjen si gjithmonë nga minuta e parë, derisa golin e parë e realizoi në minutën e pestë për 1-0.
Për golin e dytë mitrovicasi u përkujdes në minutën e 19-të, duke shënuar nga afërsia.
E në minutën e 22-të, Selmani kompletoi het-trickun e tij të parë në kampionat me Hammarbyn.
Kur po luhet minuta e 31-të e ndeshjes, Hammarby është duke fituar 3-1 ndaj Kalmar dhe Selmani ka mundësi të shënoj edhe më shumë gola.
Për reprezentuesin kosovar kjo ishte hera e dytë që shënon het-trick me fanellën e Hammarbyt, pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe në Ligën e Konferencës ndaj Mariborit.
pic.twitter.com/YmxgiqMKkt #HIFKFF | 1-0 | #Bajen
— Hammarby Fotboll (@hammarbyfotboll) December 4, 2021
pic.twitter.com/UK7Ic0SIhV #HIFKFF | 2-0 | #Bajen
— Hammarby Fotboll (@hammarbyfotboll) December 4, 2021
pic.twitter.com/b7lSfNQ82W #HIFKFF | 3-0 | #Bajen
— Hammarby Fotboll (@hammarbyfotboll) December 4, 2021