Astrit Fazliu “thumbon” kundërshtarët: Disa e fillojnë garën për titull, e përfundojnë në mesin e tabelës

Njëri ndër lojtarët që shkëlqeu me Dritën në garat evropiane është padyshim Astrit Fazliu.

Sulmuesi ka deklaruar për Gazetën “Sheshi” se synimet e tij personale nuk ndryshojnë asnjëherë nga viti në vit, ai gjithmonë synon që të ketë sukses si ekip dhe t’i përmbushin kërkesat e klubit. “Synimet tona janë sikurse të çdo sezoni tjetër, të kemi sukses si ekip dhe t’i përmbushim kërkesat e klubit ashtu siç i kërkojnë, ku dihet se një ekip si Drita kërkon sukses maksimal”.

33 vjeçari tutje ka thënë se akoma është herët të flitet për titull, kjo pasi disa skuadra e nisin për titull pastaj përfundojnë në mesin e tabeles. “Pas disa gjirove do të dihet saktë se cilat skuadra kanë potencial për kreun”.

Për fund, Fazliu ka një premtim edhe për tifozët e klubit “Intelektualët”.

“Unë ju premtoj tifozëve se do të jap më të mirën nga vetja dhe do të angazhohem maksimalisht”.

Astrit Fazliu ka luajtur nëpër skuadra të ndryshme nga Superliga e Kosovës sikurse Feronikeli, Drita, Ferizaji, Prishtina, Ulpiana etj.

Zekirija Ramadani zbulon pikën më të fortë të Prishtinës dhe ka një premtim për “Plisat”

Lir Sopi, talenti 10-vjeçar me të ardhme të ndritur në Angli