Astrit Fazliu tallet keq me votimet dhe formacionin e vitit

Astrit Fazliu ka ironizuar hapur me votimet për formacionin e vitit në Superligë.

Sulmuesi ferizajas nuk ishte në formacionin e vitit, ani pse fitoi titullin kampion me Feronikelin.

Fazliu bëri një postim në Instagram, duke aluduar se votimet u bënë përmes telefonatave.

Më poshtë postimi i tij: 

Formacioni i vitit ishte ky:

Portier: Visar Bekaj

Mbrojtës: Armend Thaqi, Perparim Islami, Visar Berisha,  Arber Prekazi.

Mesfushorë: Xhevdet Shabani, Albert Dabiqaj, Mendurim Hoti.

Sulmues: Kastriot Rexha, Blendi Baftiu dhe Arb Manaj. /Gazeta Olle/