Astrit Fazliu kalon kohë me dy personat më të dashur pas ardhjes nga Antalia

Skuadrat kosovare janë rikthyer gati të gjitha nga udhëtimi në Antalia, shkruan Gazeta Olle.

Përveç stërvitjeve, ndeshjeve me skuadra të mëdha dhe pushimit luksoz që riviera turke ofron, për futbollistët ka pasur edhe gjëra negative.

Kjo pasi ata nuk kanë mundur të takojnë familjen dhe personat më të dashur.

Një nga futbollistët që menjëher ka shfrytëzuar rikthimin për të kaluar kohë me fëmijët e tij dhe për t’i gëzuar ata ka qenë Astrit Fazliu i Dritës.

Në fotografitë që ai ka publikuar në rrjetet sociale shihet se kafen e mëngjesit të parë pas rikthimit nga Turqia mesfushori e ka kaluar me fëmijët e tij./GazetaOlle/