Aston Villa i kthehet pistës Milot Rashica

Aston Villa ka filluar tranzicionin për edicionin e ardhshëm, derisa ka njoftuar marrëveshjen me një sponsor kyç.

Edicioni i parë i Villas pas rikthimit në Premierligë bëri që klubi të bëhet partner me uebfaqen e lojërave “W88”, derisa kjo marrëveshje nuk do të vazhdojë në edicionin e ardhshëm.

“Aston Villa mund të konfirmojë që Partneriteti Parësor me ‘W88’ do të përfundojë me kompletimin e edicionit 2019/2020”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Ndërkohë, objektivi i Aston Villas për këtë verë, Milot Rashica, pritet të largohet nga Werder Bremeni, gjë e cila është konfirmuar edhe nga drejtori sportiv i klubit gjerman.

Reprezentuesi kosovar është lidhur me disa klube të Premierligës, derisa “Sky Sports” shkruan se krahas Villas, të interesuar për Rashicën janë edhe Wolverhamptoni, Brightoni dhe West Hami.