Në këtë 28 nëntor, Superliga e Kosovës po e kalon edhe një sezon pa asnjë ekip që mban ngjyrat kuqezi, një element tradicional për shumë klube shqiptare.
Kjo mungesë në elitën e futbollit është e pazakontë, pasi ‘mbretëtori’ për shumë vite të pasluftës, por tregon ndryshimet dhe sfidat që klubet kuqezi po përjetojnë në vitet e fundit.
Megjithatë, në Ligën e Parë, Vëllaznimi, Flamurtari dhe Drenica vazhdojnë të jenë krenaria kuqezi, shkruan Telegrafi.
Këto klube kanë një histori të pasur dhe janë të njohura për përkushtimin e tyre në ruajtjen e traditës dhe identitetit kuqi në skuadrat e tyre.
Vëllaznimi, një nga klubet me trashëgimi të gjatë, që është simbiol i qyteti të Gjakovës.
Këtë vit po sfidon që të rikthehet në elitën e futbollit kosovar, ndërsa mund të ketë gjasa të mira ta bëjë nëse edhe në pranverë vazhdon me formën e njëjtë.
Flamurtari po vazhdon betejat që të qetësohet në ujërat e Ligës së Parë, pasi e nisi keq sezonin.
Drenica në anën tjetër me tifozërinë e saj të zjarrtë dhe model, kmbeten simbol i këtyre ngjyrave, pra kuqezi, ndërsa këtë vit shumë lehtë mund të kthehet në elitë, pasi është lider në grupin e saj.
Në Ligën e Dytë, ka klube si Sharri, Lepenci dhe Arbëria që gjithashtu përfaqësojnë ngjyrat kuqezi.
Këto ekipe, ndonëse në nivele më të ulëta, luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit lokal në qytet dhe fshatërat prej nga vijnë.
Ndërsa Superliga nuk ka këtë vit një klub kuqezi, prania e këtyre ekipeve në ligat më të ulëta tregon për vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e traditës kuqezi në futbollin kosovar. /Telegrafi