Asnjë fitore për Kosovën U16 në Kampionatin Mesdhetar

Hendbollistet e Kosovës U16 kanë luajtur të premten ndaj Italisë në Podgoricë të Malit të Zi. Me humbjen 28:16, Kosova U16 e përfundoi garimin në Kampionatin Mesdhetar.

Në Mesdhetar janë paraqitur vende me hendboll shumë të zhvilluar, ndërsa hendbollistet e reja të Kosovës nuk kanë mundur t’i përballojnë me sukses moshataret e tyre. I kanë humbur të gjitha ndeshjet.

Kosova U16 humbi 36:11 nga Kroacia e 26:13 nga Mali i Zi, në ditën e parë të kampionatit.

Më pas Kosova U16 humbi 29:7 nga Spanja, 30:14 nga Turqia, 27:7 nga Sllovakia e 32:13 nga Rumania. Më së paku gola hendbollistet e reja kosovare shënuan të enjten mbrëma ndaj Sllovenisë. Pësuan 26:6.

FHK-ja ka vlerësuar përvojën që kanë fituar hendbollistet e reja në kampionatin shumë të fortë të Mesdheut. /Gazeta Olle/

Kukësi i pashpresë, Partizani i shënon tre gola dhe barazon Vllazninë

Vetëm humbje në debutimin e Manaj dhe Zulfiut në kampionatin e Kazakistanit