Skuadra e Gjilanit nuk ka arritur asnjë fitore në udhëtim këtë edicion, në pesë ndeshje në total sa i kanë zhvilluar kuqebardhët.
Skifterët sot udhëtojnë në Suharekë ku do takohen me Ballkanin, e cila është skuadra më e mirë në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta OLLE.
Ballkani nuk ka humbur asnjëherë ndërsa Gjilani nuk ka fituar gjithashtu, ku nga pesë ndeshje mysafirët kanë një ecuri prej dy barazimeve dhe tre humbjeve.
Gjilani renditet në vendin e tetë, me 12-të pikë dhe aktualisht ndodhet në zonën e ‘Play Out’.
Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 18-të pikë pas 10-të xhirosh.