Humbasin Struga dhe Shkupi, ndërkohë që Shkëndija merr vetëm një pikë në javën e 26-të të kampionatit elitar të Maqedonisë së Veriut.
Kampionët në fuqi të Strugës, dolën pa pikë nga dueli në transfertë përballë Vardarit, me këta të fundit që fituan 1-0. Falë golit të Djuric në pjesën e dytë.
Shkupi nuk përfitoi për t’u afruar me kreun, duke humbur me të njëjtin rezultat me Breglanica Stip. Në barazim 1-1 u mbyll Makedonija GP-Shkëndija, takim që kuqezinjtë nga Tetova e luajtën me dhjetë lojtarë prej fundit të pjesës së parë.
Moment kur u ndëshkua me të kuq Krstevski. Endrit Krasniqi kishte kaluar Shkëndijën në avantazh në minutën e 23’, por vendasit rikthyen baraspeshën 12 minuta më vonë me anë të Gilbertos.
Një pikë edhe për Voska Sport, skuadra tjetër shqiptare që garon në elitë. Ekipi nga Ohri e mbylli në barazim 1-1 ndeshjen shtëpiake kundër Rabotnickit.
Struga vijon të kryesojë me 54 pikë. Shkupi ndjek me tri pikë më pak, ndërkohë që Shkëndija renditet e treta me 49 pikë.