Asllani: Ndoshta kjo ishte gara e fundit me Kombëtaren e Suedisë

Kosovare Asllani me Suedinë u mposhtën befasisht nga Zvicra 1:0 të premten mbrëma dhe kjo humbje i ka lënë ato pa Lojëra Olimpike.

Ndeshja i ka takuar xhiros së pestë të Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve për futbolliste.

Sulmuesja dhe kapitenia e Suedisë ka folur pas këtij dështimi në ndeshjen që u zhvillua në Luzern.

“Jemi të dëshpëruara. Do të jetë vera e parë pa ndonjë kampionat. Kemi luajtur në secilin turne, thuajse në çdo verë. Nuk e di se si do ta marrin njerëzit këtë por ne bëmë gjithçka që mundëm. Krijuam shumë por topi nuk hyri në portë”, ka thënë fillimisht Asllani.

Suedia pjesëmarrjen e ardhshme në ndonjë turne madhor mund ta ketë në “Euro 2025”, që do të mbahet në Zvicër.

Nëse Suedia kualifikohet, Asllani nuk e di nëse do të jetë e pranishme.

“Nuk e di. Është diçka për të cilën do të mendoj shumë. A ishte kjo gara e fundit? Ndoshta”, ka thënë Asllani. /Gazeta Olle/

Batatina: Humbje e dhimbshme për Llapin sepse këto tri pikë kanë vlerë për renditjen në tabelë

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ndan fondet për ekipet që u kualifikuan në Euro 2024