Asllani kërkon fitore ndaj Benficas edhe në ndeshjen e kthimit

Mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, foli për mediet italiane para ndeshjes ndaj Monzas.

Shqiptari u shpreh se “zikaltërit” duhet të përpiqen të mbajnë rezultatin ndaj Benfica-s në Champions League.

“Duhet t’i japim vazhdimësi lojës që bëmë ndaj Benfica-s, duhet të luajmë futbollin që njohim duke e ditur se përballemi me një skuadër që luan hapur”-tha ai.

Më tej mesfushori shtoi se vjen nga një muaj i vështirë, por më tej shtoi se ndihet i lumtur që mund të luajë.

“Po vij nga muaj të vështirë, por jam i lumtur edhe për lojtarët që kam përballë. Jam i lumtur që kam mundësinë të luaj sërish dhe shpresoj të bëj mirë. Janë lojtarë me shumë përvojë. Mësoj prej tyre dhe shpesh i pyes se ku mund të përmirësohem”-e mbylli fjalën e tij Asllani.

Pretendentët për titull zbresin në fushë, sot luhet në Klinë dhe Skenderaj

“Në gjithë karrierën time nuk e kam parë një skenë të tillë”, Lloris kundër tifozëve të Tottenham