Asllani e Asani në garë për golin më të mirë në Euro 2024

Kontribut në kualifikimin e Shqipërisë në Evropianin e dytë, pas atij të vitit 2016 në Francë, dhanë edhe mesfushori Kristjan Asllani dhe sulmuesi i krahut, Jasir Asani.

Këta dy lojtarë janë në garë për ta fituar epitetin e golit më të mirë të kualifikimeve të rregullta për “Euro 2024”.

UEFA të hënën ka përzgjedhur 10-të golat më të mirë të kualifikimeve, e në mesin e tyre është edhe ai i Asllanit që e shënoi ndaj Ishujve Faroe në udhëtim.

Ndërkohë, vend ka zënë edhe supergoli tjetër i shënuar nga Asani ndaj Polonisë. /Gazeta Olle/

Prishtina i tregon forcën Dritës, Feronikeli ’74 rikthehet te fitorja

Pesëshja e javës në elitën e basketbollit të femrave