Asllani: Doja të luaja nga fillimi, por nuk ka problem

Kristjan Asllani deklaroi për SuperSport se mezi e priste ndeshjen me Italinë dhe nuk e fshehu zhgënjimin që nuk e nisi nga minuta e parë, teksa tha se për aktivizimin e paktë, duhej pyetur trajneri Reja.

A e prisnit një aktivizim nga minuta e parë?
Kam dy muaj që e prisja këtë takim dhe doja të luaja nga fillimi. Nuk e nisa titullar dhe nuk ka problem. Kur erdhi momenti im, u përpoqa të ndihmoj skuadrën. Nuk ia dolëm, por besoj se kemi bërë një ndeshje të mirë.

Ndaj Italisë ishte shumë e vështirë…
E nisëm mirë këtë ndeshje dhe duhej të mbanim sa më shumë avantazhin, por nuk ia dolëm. Më pas kishim raste të rihapnim ndeshjen , por nuk na eci as me traversat, përveçse kundërshtari është shumë i fortë.

Pse ka kaq pak minuta për Asllanin në Kombëtare, ndonëse edhe publiku të do?
Nuk e di dhe për këtë duhet të pyesni trajnerin. Unë jam këtu, stërvitem mirë dhe jam gjithmonë gati, por nuk e di pse nuk aktivizohem shumë.

A ka probleme komunikimi mes Asllanit dhe Rejës?
Komunikimi është njësoj si me gjithë të tjerët. Unë e respektoj dhe ai më respekton. Jam gjithmonë i lumtur kur vij këtu, por në fund zgjedhjet i bën trajneri. Formacionin e vendos trajneri.

Mancini: Shqipëria bëri një ndeshje të mirë, kanë shumë kualitet

Ismajli: Kemi bërë një ndeshje të madhe, e prisja një gol pasi jam në formë të mirë