Askush nuk mund t’ia kalojë në Shqipëri, statistikat e Visar Bekaj me Tiranën janë thjesht mbresëlënëse!

Visar Bekaj është kampion me Tiranën në Kategorinë Superiore. Ai fitoi titullin me ekipin e Tiranës në këtë sezon, duke pasur statistikat mbresëlënëse në portë.

Bekaj, portieri i Tiranës dhe kombëtares së Kosovës ka statistika fenomenale dhe jo rastësisht është edhe kampioni i portës, ose portieri më i mirë në Shqipëri edhe në këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një analizë të detajuar nga ekipi i SuperSport në Shqipëri vërehet dukshëm se sa i mirë ka qenë Bekaj sezonin 2021/22.

Më poshtë keni statistikat e përgatitura nga SuperSport:

Gola të evituar 7.67 – portieri kosovar ka arritur të shmang shumë raste për gol që kanë pasur një rrezikshmëri mbi 70% për gol.

Gola të pësuar për 90 min, 0.55 – Statistika më e mirë në kampionatin shqiptar.

Pritje me reflekse, 56.6% – Rastet kur portieri intervenon brenda pesë metërshit.

Dalje nga vija e portën, 82% – Portieri që ka dalur më së shumti nga vija e tij, për të ndihmuar bashkëlojtarët në pjesën e fundit.

Duelet ajrore të fituara 92.2% – Shifër tejet e lartë, ai ka kontrolluar pothuajse gjithçka në ajër.

Erdin Hashani, eksperti për ngritjen e skuadrave në kategori

Formacionet zyrtare të Finalissima ndërmjet Italisë dhe Argjentinës