Askush nuk besonte në fillim te cilësitë e tij, por Ensar Huruglica po vendos ndeshjet derbi te Drita

Mesfushori Ensar Huruglica është transferuar në merkaton e janarit nga liga e tretë në Zvicërr.

Ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, Ensari arriti të shënonte një nga golat më të bukur në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta OLLE.

Por në fund, goli i tij nuk arriti t’i ndihmoj skuadrës për të rrëmbyer tre pikë në Suharekë, por ajo goditje do të mbetet gjatë në mendjen e ‘Intelektualëve’.

Kjo nuk ishte ndeshja e vetme derbi ku gjilanasi ka bërë diferencën, derbin e qytetit, mesfushori Huruglica arriti të asistonte për Blend Baftiun, në barazimin 2-2 në javën e 26-të në elitën e futbollit kosovar.

 

Muja flet para ndeshjes me Malishevën: Besoj shumë te grupi, luftojmë për rezultat pozitiv

Dardan Çaka protagonist në ndeshjen derbi në mes të Ballkanit dhe Dritës