Empoli i ka barazuar shifrat në 1-1 ndaj Interit në sfidën që po luhet në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Italisë.
Derisa Alexis Sanchez kishte kaluar në epërsi Nerazzurët në pjesë të parë, mysafirët arritën t’i befasonin ata në të dytën.
Ishte minuta e 62-të, kur Krisjtan Asllani dhe Nedim Bajrami e krijuan një bashkëpunim të artë, për të tundur rrjetën e vendasve.
Asllani asistoi për Bajramin, duke i barazuar kështu shifrat në 1-1.
#Albania #NedimBajrami #InterEmpoli pic.twitter.com/prmnJAYPec
— Marco Bilbili (@BilbiliMarco) January 19, 2022