Asistimi i Valon Berishës në fitoren e Reims ndaj Lyon

Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, ka asistuar një gol në fitoren 2:1 që Reimsi e ka shënuar sonte në udhëtim ndaj Lyonit, në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligue 1 të Francës.

Berisha asistoi golin e parë të Reimsit të shënuar nga Wout Faes në minutën e 56-të. Ai krosoi nga korneri ndërsa realizoi me kokë Faes.

Golin e fitores për Reimsin e shënoi Hugo Ekitike në minutën e 94-të. Ndërsa për Lyonin e realizoi golin e vetëm Karl Toko Ekambi në minutën e 66-të.

Berisha luajti 85 minuta, ndërsa te Lyoni në stol ishte Xherdan Shaqiri por nuk u aktivizua.

Pas 16 xhirove Reimsi zë vendin e 14-të me 19 pikë, ndërsa Lyoni është i 10-i me 22 pikë.

Kupa e Kosovës vazhdon me pesë ndeshje interesante

Mourinho i dëshpëruar me futbollin në Itali, e këshillon yllin të skuadrës të largohet nga Roma