Asistimi fantastik nga Zymer Bytyqi dhe Cikalleshi shënon edhe më bukur me kokë në barazimin e Konyaspor (Video)

Sokol Cikalleshi është duke kaluar një formë mjaft të mirë në kampionatin turk të futbollit. Pas dygolëshit të para disa ditëve në përmbysjen e madhe ndaj Malatjaspor, sulmuesi i Kombëtares ka gjetur sërish rrugën e rrjetës.

Bomberi kavajas kësaj herë ndëshkoi ish-ekipin e tij Bashaksheir, në sfidën që u mbyll në barazim 1-1. Cika gjeti rrugën e rrjetës pas asistit të shqiptarit tjetër Zymer Bytyqi, duke kaluar përkohësisht në avantazh Koniasporin. Vendasit barazuan shifrat me Ba në minutën e 85-të.