Kampionati Botëror për femra ka filluar teksa vetëm një futbolliste shqiptare është pjesë e këtij kampionati dhe ajo është Kosovare Asllani.
Suedia ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë të Botërorit të Femrave që zhvillohet në Australi dhe Zelandë të Re, duke mundur me rezultatin 2-1 Afrikën e Jugut.
E protagoniste në këtë përmbysje ishte dhe futbollistja shqiptare që luan për Suedinë, Kosovare Asllani.
Sweden's 11th corner may have just sealed the victory!
Amanda Ilestedt gives the Blue and Yellow the 2-1 lead over South Africa 🇸🇪 pic.twitter.com/iQjHHWo1cg
— FOX Soccer (@FOXSoccer) July 23, 2023
Kapitenja e Suedisë ka dhënë një asistim të vlefshëm në minutën e fundit të ndeshjes për Amanda Ilestedt e cila realizoi me kokë për 2-1.
33-vjeçarja Kosovare Asllani qëndroi në fushë për gjatë gjithë ndeshjes dhe ishte ndër lojtaret më të mira.
Kështu momentalisht Suedia është e para në grupin G, teksa ditën e nesërme do të presë rezultatin mes Italisë dhe Argjentinës. /
Late goal from Amanda Ilestedt saw Sweden coming from behind to win agains South Africas’ Banyana Banyana at the #FIFAWomensWorldCup2023 . https://t.co/SVkBg42m6S pic.twitter.com/3AAFaAf1Rt
— Sifiso Ngema (@Known_as_Fistos) July 23, 2023