Asistenti që para çdo ndeshje pozon si kryesor (FOTO)

Quhet Hasan Llallo, por të gjithë e njohin si Hasan referi. Gjyqtari nga Prizreni ndanë drejtësinë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll si asistent.

Megjithatë, dëshira e tij për të qenë kryesor është tejet e madhe.

Dhe, për këtë arsye, para çdo ndeshje ai bën foto, duke detyruar gjyqtarin kryesor të dalë anash, kurse vet hyn në mes duke bërë të duket si arbitër, shkruan InfoPress.

Gjithsesi, punën e kryen në mënyrën më të mirë kudo që e delegon Komisioni, mbase dëshirë e Llallos është që një ditë t’i jepet rasti të jetë gjyqtar kryesor.

reefer 1 refer 2 refer 3  refer 5