Ashtu siç u bë e ditur sot, Granit Begolli zyrtarisht pjesë e KF Liria

Ish-trajneri i Vëllaznimit, Granit Begolli ka bërë të ditur që nga sot do të jetë pjesë e Lirisë së Prizrenit.

“Me kënaqësi dua t’ju njoftoj se që nga sot do të jem pjesë e një ndër klubeve më të mëdha të futbollit kosovar, FC Liria. Së bashku me asistentim tim Blerim Bunjaku do të udhëheqim ekipin me përgjegjësi për arritjen e objektivave. Forca Liria” – Granit Begolli.

Granit Begolli u largua nga Vëllaznimi këtë edicion pas kushteve të vështira financiare të klubit nga Gjakova, por rezultatet e mira që pati me gjakovarët duket se i ka rënë në sy për të mirë klubeve kosovare.

Super ndeshje në Shkup, derbi mbyllet me dramë në fund

Sebastian Haller barazon rekordin e Ronaldos, por sonte CR7 mund të futet në histori të fazës së grupeve