Ashtu si Ujkani, edhe Aro Muric i përshëndeti në një mënyrë të veçantë tifozët rumunë (Video)

Arijanet Muric ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Rumanisë duke bërë shumë pritje.

Padyshim momenti më i veçantë për Aron ishte minuta e 59-të e ndeshjes, kur tregoi se është një portier i kalibrit të lartë pasi priti penalltinë e kapitenit vendas Nicolae Stanciu.

Por ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës ka pasur shumë tensione duke u ndërprerë për 50 minuta.

Tifozët rumun bën thirrje nacionaliste dhe raciste si ‘Kosova është serbi’ dhe shfaqën një banderolë të madhe me të njëjtin mesazh.

Kjo bëri që futbollistët tanë mos të pranojnë të luajnë pa u larguar këto banderola.

Aro Muric ishte i zemëruar me ta pasi huliganët rumun nuk u ndaluan në asnjë moment ofendimet dhe në minutën e 81-të i përshëndeti ata dhe thirrjet e tyre raciste me gjest që mund ta shihni në videon e mëposhtme.

https://twitter.com/kosovo_49/status/1701912716623925723?s=46&t=-x8WkE_U3EXSRGHzsIRhXg

Valon Murseli del publikisht: Pse mos të ftohen Kuc dhe Broja, mbrojtësit po luajnë në mesfushë te Kosova

Zyrtare: Herolind Shala rikthehet në futbollin turk